Nga Bardh Spahia
Raporti i fundit i Komisionit Europian është çertifikimi i rradhës i të vërtetave që jetojmë çdo ditë nën drejtimin e narkoqeverisë. Regjimi i Edi Ramës është pengesa kryesore, reale dhe e vetme e rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Brukseli sapo i dha një tjetër shuplakë dërrmuese këtij pushteti, duke denoncuar hapur atë që ka ndodhur para syve tanë. Një Parlament i dalë nga paratë e krimit, i cili refuzon hapur drejtësinë dhe kthehet në bunker mbrojtës për Zëvendëskryeministren e Ramës të zhytur në korrupsion. Duke refuzuar kërkesat e SPAK dhe duke tentuar të ndryshojnë ligjet për të shpëtuar lëkurën e tyre magjoranca e dalë nga votat e krimit asgjësoi barazinë para ligjit dhe ndarjen e pushteteve.
Kjo është pa asnjë dyshim qeveria më e korruptuar në historinë e shtetit shqiptar. Kjo kastë kriminale që vjedh për të blerë pushtet dhe mban pushtet për të mbrojtur vjedhjet është ajo çfarë Europa nuk mund të pranojë dhe ajo çfarë ne si shqiptar duhet të refuzojmë duke mos lejuar pazarin e një tufe hajdutësh banal e injorantë me të ardhmen tonë.
Integrimi i Shqipërisë në BE nuk ndalet nga shqiptarët, por nga ky pushtet i kalbur nga hajdutëria.
Fasadat e rreme po bien çdo ditë. Është koha për një qëndresë të pandalshme qytetare. Shqipëria është e qytetarëve të saj, jo e hajdutëve që mbajnë peng të ardhmen tonë europiane!






