Ballina Kronike Vrasja e 40-vjeçarit në Laç/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në...

Vrasja e 40-vjeçarit në Laç/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë

Një armë zjarri e dytë është gjetur nga policia në zonën pranë lagjes “Erdogan”, aty ku mbrëmjen e 9 korrikut u vra Ilir Gjini. Ilir Gjini, me origjinë nga Miloti, por me banim në Laç, kishte edhe 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika dhe Nure. Burime të sigurta bëjnë me dije se arma u zbulua pas një kontrolli të imtësishëm të kryer nga grupi hetimor, pas dyshimeve të krijuara nga deklaratat e personave të shoqëruar në polici.

Sipas burimeve, hetuesit dyshojnë se në momentin e ngjarjes nuk kanë qenë vetëm autori i dyshuar dhe viktima, por edhe persona të tjerë që mund të kenë pasur rol në konflikt ose të kenë qenë të pranishëm gjatë përplasjes.

Arma e dytë e sekuestruar është një pistoletë me mulli (revolver), karakteristikë e së cilës është se gëzhojat mbeten brenda armës edhe pas shkrepjes.

Për këtë arsye, ajo është dërguar për ekspertizë balistike, e cila pritet të përcaktojë pronësinë e saj, nëse është përdorur gjatë ngjarjes dhe nëse ka pasur shkëmbim zjarri mes autorit, viktimës dhe personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë në vendin e krimit.

I dyshuari, i vrasjes Emiljan Suti ka precedentë të theksuar kriminal, i dënuar me 5 vite burg për kanosje për shkak të detyrës, armëmbajtje pa leje, i arrestuar edhe në Belgjikë për vjedhje.

Hetimet vijojnë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht dinamikën e vrasjes dhe për të identifikuar çdo person të përfshirë në këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks