Dollari amerikan ka regjistruar një rimëkëmbje të lehtë të vlerës këtë ëmngjes pas rënies drastike që pësoi gjatë fillimit të javës edhe pse vijon të mbetet i dobët përballë monedhës vendase dhe Euro duke u blerë sot m e112.1 lekë dhe duke u shitur me 113.4 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një rikuperim të kuotës këtë mëngjes krahasuar me një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 118.4 lekë dhe është shitur me 119.3 lekë .
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës teksa qëndron në pothuajse të njëjtat vlera sikurse dje duke u blerë sot me 132.6 lekë dhe duke u shitur me 133.8 lekë.
Monedha europiane ndërkaq referuar tregut të brendshëm valutor vijon të qëndroj konstante duke pasur të njëjtat vlera sikurse fillimi i javës teksa blihet këtë të mërkurë me 116.7 lekë dhe shitet me 117.3 lekë.



