SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duke lëshuar 11 urdhër arreste. 5 janë arrestuar tashmë, duke përfshirë Arben Derishajn! 5 prej tyre personave që janë kërkim ndodhen jashtë territorit shqiptar. Operacioni është në vijim e sipër dhe po zhvillohen kontroll banesash. Hetimi i është bër Byroja Kombëtare e Hetimit. Ende nuk bëhen të ditura emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet.
Ndërkohë që në një aksion të marsit të kaluar për inceneratorin e Fierit SPAK konstatoi se janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, Alqi Bllako ish deputet dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Nga 10 masa sigurie 8 kanë qenë masa ‘arrest me burg’ dhe 2 në ‘arrest shtëpie’ për Inceneratorin e Fierit. Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli ndërkohë që 2 gratë Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtëpie’. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për Inceneratorin e Fierit. Ndërkohë që për Pëllumb Abeshin dhe Etleva Kondin janë marrë të njëjtat masa edhe për Elbasanin. Në Elbasan gjithashtu është në burg Bardhyl Çabiri si dhe në arrest shëpie Jonida Zeqo dhe Serafin Papa.
Arben Dervishaj, zv. presidenti i FSHF, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) prej vitesh, është prangosur si i dyshuar si i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta në çështjen e inceneratorit të Fierit në Shqipëri. Arben Dervishaj që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët. Sipas raportimeve të mëparshme paratë rezultojnë të jenë marrë në 4 vite të ndryshme, përmes 21 faturave nga 2018-2021, në shuma te ndryshme që variojnë nga 80 milionë lekë të vjetra deri në 313 milionë lekë të vjetra në vit. Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra. Administratorja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar konsulencën për kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k. Kjo kompani, sipas Arjola Kodrës, është supervizore e koncesionit! “Kush është supervizor? Shoqëria ‘Ave Consulting’ sh.p.k. Autori është zoti Arben Dervishaj”, iu përgjigj Arjola Kodra pyetjeve të kryetares së këtij Komisioni, Jorida Tabaku. Arben Dervishaj është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së prej dy mandatesh dhe njihet si një njeri i besuar i Presidentit të FSHF-së, Armando Duka.





