Ballina Sport Merr fund “telenovela” e Sherif Kallakut, mesfushori lë Vllazninë dhe rikthehet te...

Merr fund “telenovela” e Sherif Kallakut, mesfushori lë Vllazninë dhe rikthehet te Teuta

Sherif Kallaku është shumë pranë rikthimit te Teuta. Mesfushori 28-vjeçar ka vendosur t’i japë fund eksperiencës së tij me Vllazninë dhe të nisë një aventurë të re në Durrës.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi pritet të vijë në orët në vijim. Fillimisht, drejtuesit e Vllaznisë nuk ishin të gatshëm të lejonin largimin e futbollistit, madje i rinovuan kontratën edhe për një sezon tjetër. Megjithatë, pas negociatave të zhvilluara, klubi shkodran vendosi të mos e pengojë Kallakun në zgjedhjen e tij.

Për mesfushorin bëhet fjalë për një rikthim të njohur te Teuta, fanellën e së cilës e ka veshur në disa periudha: nga viti 2018 deri në 2020, për një periudhë të shkurtër në vitin 2021, si dhe gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2023.

Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij me klubin durrsak mbetet sezoni 2019/20, kur nën drejtimin e trajnerit Edi Martini ishte një nga lojtarët kyç në fitimin e titullit kampion./ newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks