Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e radhës, ku miratoi një sërë vendimesh që lidhen me prioritetet institucionale, planifikimin financiar dhe monitorimin e zbatimit të buxhetit. Gjatë mbledhjes, këshilltarët votuan ndryshime në prioritetet e Këshillit të Qarkut, duke përcaktuar drejtimet kryesore të veprimtarisë së institucionit për periudhën në vijim. Po ashtu, u miratuan ndryshime në vendimin për buxhetin e vitit 2026 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2026–2028, me qëllim përshtatjen e planifikimit financiar me nevojat aktuale të institucionit. Në rendin e ditës ishte edhe shqyrtimi i projektit të parë të Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029, dokument që shërben si bazë për planifikimin strategjik dhe financiar të qarkut në tre vitet e ardhshme. Me shumicë votash kaloi edhe raporti i monitorimit të zbatimit të buxhetit për periudhën janar–prill 2026, ku u vlerësua ecuria e realizimit të treguesve financiarë dhe administrativë të institucionit.
Në përfundim të mbledhjes, këshilltarëtme votim te fshehtë miratuan propozimin për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”, pas vdekjes, të Astrit Kalasë, gjyqtarit që u vra në krye të detyrës, në nderim të kontributit dhe sakrificës së tij.






