Ballina Aktualitet Kryetari i Bashkisë Shkodër pret Drejtorin e ri të Policisë Vendore, Dashamir...

Kryetari i Bashkisë Shkodër pret Drejtorin e ri të Policisë Vendore, Dashamir Spaho/ Fokus bashkëpunimi për sigurinë dhe sezonin turistik

Screenshot

Kryetari i Bashkisë Shkodër priti në një takim zyrtar Drejtorin e ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Dashamir Spaho, të cilit i uroi suksese në ushtrimin e detyrës së re në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit institucional mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, me fokus menaxhimin e sezonit turistik, garantimin e rendit publik, rritjen e sigurisë për qytetarët dhe vizitorët, si dhe koordinimin e veprimeve në qytet dhe në të gjitha zonat turistike të Bashkisë Shkodër.

Në takim u theksua se bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mbetet një element kyç për garantimin e një Shkodre më të sigurt, më të qetë dhe më mikpritëse për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks