Ballina Kronike Hasan Ferracaku largohet nga arresti shtëpiak, në kërkim nga policia e Shkodrës!

Hasan Ferracaku largohet nga arresti shtëpiak, në kërkim nga policia e Shkodrës!

Hasan Ferracaku, një nga personat e dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë pesë vite më parë, është larguar nga banesa e tij në Shkodër, ndonëse ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme policore. Sipas burimeve, Ferracaku ka arritur të shmangë kontrollin e efektivëve te FNSH që e ruanin 24 orë në 24 dhe është larguar në drejtim ende të panjohur.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet mbi rrethanat e arratisjes apo mënyrën se si ai ka mundur të largohet nga banesa. Hasan Ferracaku është i përfshirë në hetimet për ngjarjen e 26 qershorit 2021 në Velipojë, ku një konflikt mes dy familjeve për administrimin e një aktiviteti në zonën e plazhit përfundoi në një përplasje me armë zjarri. Si pasojë e konfliktit humbën jetën katër persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Hetimet e Prokurorisë janë mbështetur në dëshmi, prova materiale dhe pamje filmike për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Çështja vijon të jetë në shqyrtim gjyqësor dhe deri më tani nuk ka një vendim të formës së prerë mbi përgjegjësitë penale të personave të përfshirë. Ndërkohë, policia ka nisur veprimet për lokalizimin dhe kapjen e Ferracakut, ndërsa pritet një reagim zyrtar për zbardhjen e rrethanave të largimit të tij nga arresti shtëpiak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks