Ballina Aktualitet Nuk kanë fund skandalet! Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30...

Nuk kanë fund skandalet! Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Nuk kanë fund skandalet në Akademinë e Sigurisë. Pas episodit të ndodhur rreth dy muaj më parë ku 56 studentë u helmuan nga ushqimi, e njëjta situatë ka ndodhur përsëri. Newspower.al meson se rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Policia dhe AMP kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa dyshohet se studentët janë helmuar nga ushqimi. AKU pritet të marrë sot mostra ushqimi për të përcaktuar shkaqet e plota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks