Ballina Sport Sporti shkodran në zi, ndahet nga jeta në moshën 39 vjeçare ish-...

Sporti shkodran në zi, ndahet nga jeta në moshën 39 vjeçare ish- basketbollisti kampion i Vllaznisë

Sporti shkodran është tronditur nga një lajm i hidhur. Në moshën 39-vjeçare është ndarë nga jeta ish-basketbollisti dhe trajneri i njohur shkodran, Fatjon Taraboshi, një prej emrave që la gjurmë me fanellën e Vllaznisë. Prej disa muajsh, Taraboshi po përballej me probleme të rënda shëndetësore. Ai kishte kryer edhe një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në Itali, ndërsa për të mbështetur trajtimin e tij ishte organizuar një fushatë solidariteti, me qëllim përballimin e kostove të larta të mjekimit dhe medikamenteve.

Fatjon Taraboshi ishte një figurë e respektuar e basketbollit shkodran. Ai u shpall kampion me ekipin e Vllaznisë si sportist dhe më pas vijoi kontributin e tij në këtë sport edhe në rolin e trajnerit, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj. Vetëm pak javë më parë, ai ishte vlerësuar publikisht nga Këshilli i Qarkut Shkodër për kontributin e çmuar të dhënë ndër vite në zhvillimin e basketbollit në qytetin e Shkodrës.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Fatjon Taraboshit lë një boshllëk të madh në familjen e sportit shkodran, ndërsa kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten të paharruara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks