Ballina Aktualitet Iku nga PS, kërcënohet Koçeku? Deputetja mesazh Bajrave: Po më prekët familjen,...

Iku nga PS, kërcënohet Koçeku? Deputetja mesazh Bajrave: Po më prekët familjen, ju shkatërroj! Reagon avokati: S’ke prova, sulm i drejtpërdrejtë

Deputetja Marjana Koçeku i është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë grupit të Bjrave në Shkodër. Në një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, Koçeku ka lënë të kuptohet se është kërcënuar, duke shkruar se nëse familjes së saj i preket qoftë edhe një fije floku, do ta shkatërrojë bandën e Bajrave.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkroi Koçeku, ndërsa Policia e Shkodrës, deri në publikimin e këtij lajmi bëri me dije se nuk ka kallëzim nga ana e deputetes për këtë çështje.
Menjëherë pas postimit të saj, ka reaguar avokati i familjes Bajri, Sokol Tahiraj, i cili thotë se deputetja s’ka prova, duke e etiketuar statusin e saj si sulm të drejtpërdrejtë nga familjes Bajri. Në një deklaratë për mediat, ai thotë se do të marrin masa, “përfshirë kallëzimet pranë organeve kompetente dhe ndjekjen e procedurave ligjore për çdo deklaratë që rezulton e pavërtetë apo shpifëse”. “Këto deklarata janë të pabazuara në prova dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj dinjitetit, reputacionit dhe të drejtave themelore të personave që ne përfaqësojmë. Çdo pretendim për përgjegjësi penale duhet të mbështetet në prova dhe të vlerësohet vetëm nga organet kompetente të drejtësisë, e jo nga deklarata publike me karakter denigrues”, thuhet në deklaratë.
Reagimi i Koçekut vjen pas largimit të saj nga grupi i PS, ndërsa në rrjet është kritikuar dhe i është kërkuar që të lërë mandatin e deputetes. Kjo pasi Koçeku u zgjodh deputete nga lista e mbyllur e qarkut të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks