Ballina Kronike E rëndë në Fushë-Arrëz, dhunohet çifti që dyshohet se denoncoi një operacion...

E rëndë në Fushë-Arrëz, dhunohet çifti që dyshohet se denoncoi një operacion antidrogë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Arst, në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Sipas burimeve policore, një burrë është dhunuar teksa po kthehej nga puna. Më pas, autorët dyshohet se kanë ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së tij. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Burime jozyrtare bëjnë me dije se një nga pistat e hetimit lidhet me faktin se çifti dyshohet se kishte sinjalizuar Policinë e Shtetit për një operacion antidrogë të zhvilluar rreth tre javë më parë në zonë. Megjithatë, kjo mbetet ende në fazën e verifikimit dhe nuk ka një konfirmim zyrtar nga organet ligjzbatuese. Pritet komunikimi zyrtar i policisë së Shkodrës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks