Ballina Aktualitet Nga salla e Kuvendit në qelitë e Reçit/ Vizita “Vip” e Komisionit...

Nga salla e Kuvendit në qelitë e Reçit/ Vizita “Vip” e Komisionit për Sigurinë Kombëtare

Komisioni për Sigurinë Kombëtare inspekton IEVP Reç

Komisioni për Sigurinë Kombëtare i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë zhvilloi një vizitë inspektuese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Reç, në kuadër të ushtrimit të rolit mbikëqyrës ndaj institucioneve të sistemit penitenciar në vend.

Gjatë vizitës, anëtarët e Komisionit u njohën nga afër me organizimin dhe funksionimin e institucionit, si dhe morën informacion mbi kushtet e akomodimit të të burgosurve, programet rehabilituese dhe masat e sigurisë të zbatuara për garantimin e rendit dhe respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria.

Përfaqësuesit e IEVP Reç prezantuan punën e përditshme të institucionit, sfidat dhe prioritetet në funksion të përmirësimit të shërbimeve dhe kushteve të trajtimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e sistemit penitenciar.

Vizita u zhvillua në një klimë bashkëpunimi dhe transparence ndërinstitucionale, duke vënë theksin te vlerësimi i praktikave të punës dhe monitorimi i zbatimit të standardeve që synojnë garantimin e një administrimi sa më efikas të institucionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks