Ballina Sport Shorti i Conference League: Vllaznia sfidon Malishevën në turin e parë

Shorti i Conference League: Vllaznia sfidon Malishevën në turin e parë

Screenshot

Pak minuta më parë është hedhur shorti i turit të parë të UEFA Conference League, kompeticion në të cilin do të marrë pjesë edhe Vllaznia.

Më herët, UEFA kishte ndarë skuadrat pjesëmarrëse në disa grupe, me shkodranët që bënin pjesë në Grupin 5 së bashku me 11 ekipe të tjera. Kundërshtari i mundshëm i Vllaznisë do të ishte njëri prej këtyre gjashtë skuadrave: Europa FC (Gjibraltar), Malisheva (Kosovë), FC Una Strassen (Luksemburg), Penybont FC (Uells), Nõmme Kalju FC (Estoni) dhe NSÍ Runavík (Ishujt Faroe).

Shorti ka përcaktuar që Vllaznia do të përballet me Malishevën e Kosovës në turin e parë të kompeticionit.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 9 korrik në Shkodër, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 16 korrik në Malishevë. Kuqeblutë do të synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin e ardhshëm të Conference League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks