Blerta Dragusha eshte rektorja e re e universitetit te Shkodres pas doreheqjes se Tonin Gjuraj. Ministrja e arsimit Mirela Kumbaro ne baze te praktikave te meparshme, ka firmosur emrin qe ploteson gradatat mes zv/rektoreve ne detyre, per pasimin ne kete post te rektorit te dorehequr Gjuraj.
CV e Blerta Dragusha:
Prof. Dr. Blerta Dragusha është pedagoge dhe kërkuese shkencore pranë Departamentit të Financë-Kontabilitetit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku kontribuon në mësimdhënie dhe kërkim shkencor që prej vitit 1998. Aktualisht mban detyrën e Zv. Rektores për Kërkimin Shkencor dhe Ndërkombëtarizimin. Fusha e saj e studimit janë Investimet e Huaja Direkte, Financa e Korporatave, Përgjegjësia Sociale, Struktura e Kapitalit, Menaxhimi Financiar etj. Është autore dhe bashkautore e një sërë publikimesh në revista dhe botime ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrëse aktive në konferenca shkencore. Ka mbajtur postin e Drejtueses së Departamentit të Financë-Kontabilitetit gjatë viteve 2009–2016 dhe Dekane e Fakultetit Ekonomik gjatë viteve 2016-2024. Ka eksperiencë në pjesmarrje dhe koordinim të projekteve kërkimore dhe zhvillimore me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, si dhe eksperienca mësimdhëniejeje në Universitete Evropiane dhe Amerikane. Gjithashtu, kontribuon si anëtare në borde editoriale nw revista shkencore dhe konfereca ndërkombëtare.






