Kombëtarja e vajzave shkroi një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj, duke triumfuar me rezultatin 5-2 ndaj Malit të Zi në stadiumin “Loro Boriçi” dhe duke siguruar kualifikimin në raundin e parë të play-off-it të kualifikueseve të Botërorit 2027.
Vajzat kuqezi zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, duke përmbysur rezultatin dhe duke dominuar takimin përballë tifozëve shqiptarë. Golat e fitores u realizuan nga Megi Doçi (2), Fortesa Berisha, Gresa Berisha dhe Arbiona Bajraktari.
Pas kësaj fitoreje kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale shkroi se pas vetëm 16 vitesh rrugëtim, vajzat kuqezi bënë histori.
“Mirëmëngjes dhe me krenari për vajzat kuqezi që pas vetëm 16 vitesh rrugëtim, bënë histori duke siguruar një vend në PlayOff-in e Kupës së Botës, FIFA Brazil 2027, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.






