Ballina Politike Deputeti Kliti Hoti denoncon mbylljen e Kalasë “Rozafa” për takim të PS:...

Deputeti Kliti Hoti denoncon mbylljen e Kalasë “Rozafa” për takim të PS: Turistët u kthyen pas, pasuria publike s’është seli partie

Screenshot

Deputeti i PD Kliti Hoti ka denoncuar mbylljen e kalase “Rozafa” per takimin politik te PS. Turiste e vizitore u kthyen pas gjithe diten pasi do mbahej takimi i socialisteve.

Statusi i plote:

Kalaja e Rozafës nuk është seli partie.

Sot, për shkak të një takimi politik të Edi Ramës me strukturat e Partisë Socialiste, Kalaja e Rozafës është mbyllur për turistët dhe vizitorët gjatë gjithë ditës. Çfarë u thuhet familjeve që kanë ardhur nga qytete të tjera? Çfarë u thuhet turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë monumentin më të rëndësishëm të veriut të Shqipërisë dhe e gjejnë derën e mbyllur?

Mbi çfarë baze ligjore merret ky vendim? Kush vendosi që një pasuri publike dhe monument kulture të vihet në dispozicion të një aktiviteti partiak, duke privuar qytetarët nga e drejta për ta vizituar?

Po aq shqetësues janë raportimet se administrata publike është vënë nën presion për të marrë pjesë në këtë takim. Në një shtet normal, administrata i shërben qytetarëve, jo partisë në pushtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks