Ballina Sport Pas Edi Martinit, klubi i futbollit Vllaznia rinovon deri në 2028 edhe...

Pas Edi Martinit, klubi i futbollit Vllaznia rinovon deri në 2028 edhe me Vioresin Sinanin

Pas vazhdimit të bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini, KF Vllaznia ka zyrtarizuar edhe një tjetër rinovim të rëndësishëm në kuadër të projektit për të ardhmen. Klubi shkodran ka bërë të ditur se do të vijojë bashkëpunimin me drejtorin sportiv Vioresin Sinani.

Sinani do të mbetet pjesë e kuqebluve edhe për dy sezonet e ardhshme, duke vazhduar punën e tij në ndërtimin dhe zhvillimin e skuadrës. Ky vendim konfirmon besimin e klubit te drejtori sportiv dhe te puna e bërë prej tij në vitet e fundit.

Me rinovimin e kontratës së Vioresin Sinanit, Vllaznia synon të ruajë vazhdimësinë dhe stabilitetin në strukturat drejtuese, si pjesë e objektivave për sezonet e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks