Shtyhet për të disatën herë seanca në themel në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, i dyshuar për “shkelje e barazisë në tenderë”.
Shkak u bë mungesa e prokurorit Dritan Prençi, i cili ndodhet në një gjykim tjetër në Apelin e Posaçëm. Mungoi në këtë seancë edhe i pandehuri Benet Beci si dhe avokati i tij Ervin Metalla.
Ky i fundit depozitoi në sekretarinë e gjykatës një raport mjekësor për 21 ditë. Togat e zeza shtynë seancën në datën 9 qershor, ora 12:30. Kujtojmë që janë disa seanca që Beci mungon ndersa zgjedh që ta sfidojë GJKKO me dalje publike, sikur po merret me investime në qytet.






