Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën perëndimore të qytetit të Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 08:10, automjeti që drejtohej nga shtetasi me iniciale A. G. është përplasur fillimisht me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. L. Më pas, njëri prej mjeteve ka goditur edhe një person që po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi Shkëlqim Krasniqi, 62 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të dëmtuar lehtë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.






