Ballina Kronike EMRAT/ Aksidenti me një viktimë dhe tre të lënduar në aksin Thumanë-Laç,...

EMRAT/ Aksidenti me një viktimë dhe tre të lënduar në aksin Thumanë-Laç, arrestohet shoferi 20-vjeçar

Screenshot

Lezhë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Orgest Peca 20 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rrugor Thumanë–Laç, automjeti që drejtonte 20-vjeçari është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi Nikoll Gjoni ka humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar shtetasit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, pasagjerë në automjetin tjetër, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks