Ballina Politike Kreu i PD Shkodër vijon takimet organizative në Dobraç – Golem, zgjidhen...

Kreu i PD Shkodër vijon takimet organizative në Dobraç – Golem, zgjidhen strukturat e reja drejtuese!

Kryetari i PD Shkodër, Ardit Çylybyli, zhvilloi mbrëmjen e sotme takimin e radhës organizativ në Njësinë Administrative Rrethina, në grupseksionin Dobraç – Golem, së bashku me sekretarin politik Besnik Kastrati dhe Tonin Deda.

Statusi i Ardit Çylybylit:

Sonte zhvilluam takimin e radhës në Njësinë Administrative Rrethina, në grupseksionin Dobraç – Golem, së bashku me sekretarin politik z. Besnik Kastrati dhe z. Tonin Deda.

Ishte një takim shumë i mirë dhe konstruktiv, ku u zgjodhën edhe strukturat drejtuese për 4 vitet e ardhshme.

I uroj suksese kryetarit të ri, z. Arben Sufaj, një familje me kontribute ndër vite në Partia Demokratike e Shqipërisë. Kam besim se, me bashkëpunim dhe përkushtim, do të arrijmë rezultate shumë të mira për komunitetin dhe për forcën tonë politike. ✌️

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks