Ballina Aktualitet Dita e Europës/ Gonzato mesazh politikës shqiptare: S’ka rrugë të shkurtra drejt...

Dita e Europës/ Gonzato mesazh politikës shqiptare: S’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit në BE, as shmangie të kritereve, por…

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave themelore të unionit, ruajtjes së paqes dhe vazhdimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Ai theksoi se “tani është koha për të qëndruar fort në vlerat që përfaqësojmë, për stabilitetin, fqinjësinë e mirë dhe partneritetet”, duke shtuar se situata ndërkombëtare mbetet e brishtë, me tensione në rritje jo vetëm në Evropë, por edhe në Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera.

“Bashkimi Evropian po përgjigjet duke u bërë më i aftë dhe duke fuqizuar kundërpërgjigjen e tij. Po bëjmë gjithçka që mundemi për stabilitetin. Paqja nuk është falas, ajo duhet mbrojtur çdo ditë”, deklaroi Gonzato.

Në mesazhin e tij, ambasadori i BE-së i bëri thirrje edhe politikës shqiptare që të vijojë reformat në funksion të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Duke mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim, Evropa po investon në këtë rrugë. Procesi i integrimit fillon dhe mbaron me garantimin e të drejtave themelore: luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës, që është me rëndësi për vendin dhe rajonin”, u shpreh ai.

Sipas Gonzatos, “nuk ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit, as shmangie të kritereve”, duke theksuar se vendi duhet të fokusohet në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks