Ballina Sport Tirana fiton klasiken mes tensionit, Vllaznia vijon krizën e rezultatit!

Tirana fiton klasiken mes tensionit, Vllaznia vijon krizën e rezultatit!

Tirana mund Vllazninë dhe shikon dritë në fund të tunelit. Bardheblutë e Orges Shehit kanë mundur kuqeblutë në një ndeshje, e cila kishte gjithçka brenda.

Golin që i dha tri pikët e arta për Tiranën e shënoi De Freitas Silva (16’) nga pika e bardhë e penalltisë. Kryesori i ndeshjes konsideroi si faull ndërhyrjen e portierit në dëm të Haxhiut ndërsa nga pika e bardhë u paraqit De Freitas Silva.

Pas këtij goli Tiarana nuk uli ritmin, por reagimi i Vllaznisë ishte i vakët siç ishte edhe finalizimi i Muratajt në të 34’.

Edhe pjesa e dytë ishte fotokopje e pjesës së parë ku të dy ekipet tentuan që të shënonin gol protagonist u kthye arbitri. Miqtë mbyllën takimin me 9 lojtarë pasi Mala dhe Bajrami i ndëshkuan me karton të kyq pas dy të verdhëve që mori secili.

Kjo fitore dërgon Tiranën në vendin e gjashtë me 41 pikë ndërsa Vllaznia mban vendin e dytë me 60. Falë këtij triumfi skuadra vendase ka mundur që të evitojë rënien direkte një kategori më poshtë ndërsa është ende në lojë për zonën play-out.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks