Ballina Kronike Arrestohet në Muriqan i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Franca

Arrestohet në Muriqan i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Franca

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin Erzan Mehmeti, 23 vjeç, banues në Francë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Prodhim dhe shitje tëlëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks