Ballina Kronike Aksident me 1 të vdekur dhe dy të plagosur në Shkodër –...

Aksident me 1 të vdekur dhe dy të plagosur në Shkodër – Koplik nga përplasja e 3 automjeteve (EMRI)

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit, ka humur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Zef Marvukaj, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M., dhe janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks