Ballina Politike Imeld Sokoli: Këshilli Bashkiak i kapur nga propaganda, qyteti po paguan pasojat....

Imeld Sokoli: Këshilli Bashkiak i kapur nga propaganda, qyteti po paguan pasojat. Investimet 35%!

Këshilltari bashkiak Imeld Sokoli ka reaguar publikisht pas zhvillimeve në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, duke kërkuar fillimisht ndjesë për mungesën e tij dhe më pas duke ngritur akuza të forta ndaj funksionimit të këtij institucioni. Në deklaratën e tij, Sokoli shpreh keqardhje ndaj qytetarëve për mospraninë në mbledhje, ndërsa kritikon ashpër atë që e cilëson si “propagandë skandaloze” brenda Këshillit Bashkiak.

Statusi plote:

Në funksion të asaj çka ndodhi në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Shkodër…

Së pari i kërkoj ndjesë publike qytetarëve të Shkodrës për mungesën time në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Së dyti, dua të vë në dukje propagandën skandaloze që ka pushtuar edhe Këshillin Bashkiak.

Këshilltarë që nuk kuptojnë minimalisht funksionin e tyre. Nuk e kuptojnë që nuk janë administratë bashkie dhe nuk e kuptojnë që janë aty për ta ba me funksionu ma mirë bashkinë, për të përçuar zanin e qytetarëve. Në vend të kësaj, vijnë me i ba fresk kryetarit të pandehur në ikje.

Kthehen në lëpirës të pushtetit me mandat qytetarësh, në shërbim të karrigeve.

Nga ana tjetër, administrata e bashkisë  me në krye nënkryetarët  gjen mundësi me ba propagandë duke than se gjanat po shkojnë mirë dhe ndryshimi asht real.

Në përgjigje të kësaj retorike flasin faktet:

Niveli i realizueshmërisë së investimeve është 35%  nji shifër skandaloze që nuk mbulohet me asnji konferencë shtypi dhe as me propaganden kapilare që ban bashkia.

Bashkia mburret me projekte të nivelit qendror që për 10 vite i tregun gishtin Shkodrës, projekte të zvarrituna qëllimisht e politikisht, në funksion të vizionit të gishtit.

Projekte që qeveria persekutore ja ka borxh qytetit të cilat për fatin e keq të Shkodrës po materializohen në mënyrën ma të keqe të mundshme.

Dy shembuj konkretë të këtij fati të keq:

1. Hyrja e qytetit — Një projekt skandaloz që e ndan në mes lagjen e Bahçallekut dhe nuk jep asnjë zgjidhje për aksesin e hyrjes. Gabim i planifikimit që do ta vëmë re edhe mbas mbarimit të urës. Një investim i gabuar që i heq shansin qytetit për t’i dhënë bulevardin hyrës që e meriton.

2. Parku i Bunës — I betonizuar në të dy anët, ashpërson rrezikun e përmbytjeve të mundshme në të ardhmen. Një mauzoleum-beton-bunker që e pengon Bunën me u pa e natyrën me u ndi.

Këto projekte që na shiten si “investime madhore” janë, në realitet, fati i keq i Shkodrës për vetë mënyrën si po materializohen për të mos fol për impakt ekonomik lokal. Investime të cilat, me siguri, do të na lindë nevoja me i përmirësu në të ardhmen me investime të reja — pra, duke paguar dy herë për të njëjtin investim.

Shkodra meriton ma shumë se gishta, beton dhe llomotitje këshilltarësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks