Ballina Kronike Policia e Shkodrës godet shkeljet: procedime për evazion, dhunë dhe kundërshtim të...

Policia e Shkodrës godet shkeljet: procedime për evazion, dhunë dhe kundërshtim të IMT

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit dhe verifikimeve në lokalin e tij, rezultoi se nuk lëshonte kuponë tatimor dhe shiste pije alkoolike (vera) të markave të ndryshme, pa pulla fiskale dhe pa dokumentacion origjine. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pije alkoolike që u gjetën në lokal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasin F. A., 32 vjeç, banues në Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Gj. Zh., 61 vjeç, dhe M. Zh., 25 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e IMT Shkodër dhe punonjësit e Policisë, për prishjen e disa objekteve të ndërtuara pa leje, në fshatin Gjeçaj, Theth.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në Koplik, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. N., pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Velipojë, dyshohet se sipasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Gj. L., 73 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks