Janë bërë sërish ndryshime në strukturat drejtuese të Policia e Shtetit, me emërime të reja në disa prej pozicioneve kyçe. Florjan Rrasa është emëruar drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, Taulant Gjoka është emëruar zëvendësdrejtor për rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Arber Zemani eshte emëruar Drejtori i Kufirit Vlore, ndërsa drejtori i Kufirit Vlore eshte emëruar specialist te Drejtoria e Antiterrorit. Agim Basha nga akademia u emërua Drejtori i Kufirit Shkodër. Altin Lila u emërua Drejtor i Kufirit Durrës, ndërsa Drejtori i Kufirit Durrës Ermal lila u emërua specialist ne ppsh. Alfred Cenaj u emërua shef i komisariatit te Policisë nr dy Tirane.






