Ballina Kronike Vodhën motomjetin, shpallën në kërkim policor dy të rinj banues në fshatin...

Vodhën motomjetin, shpallën në kërkim policor dy të rinj banues në fshatin Guci e Re

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se dje, i kanë vjedhur motomjetin, shtetasit S. M., 26 vjeç, në banesën e tij, në Shkodër;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. D., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 17-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. Zh., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në zonë të mbrojtur, në fshatin Theth.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks