Në ambientet e Këshillit të Qarkut Shkodër u zhvillua një ceremoni e veçantë në nder të znj. Gjyljana Miruku, e cila përmbylli një karrierë të gjatë dhe të suksesshme prej 20 vitesh në këtë institucion. Në fjalën e tij, Kryetari i Qarkut Shkodër Edmond Ndou shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin e znj. Miruku, duke theksuar se figura të tilla përbëjnë modele të vyera për institucionet publike. Me këtë rast, ai i dorëzoi një certifikatë mirënjohjeje, si shenjë vlerësimi për punën dhe përkushtimin e saj ndër vite.
Në përmbyllje të ceremonisë, kolegët dhe bashkëpunëtorët i uruan znj. Miruku shëndet dhe një kapitull të ri të jetës, të mbushur me qetësi dhe lumturi pranë familjes së saj.
Kjo ceremoni shërbeu gjithashtu si një moment reflektimi mbi rëndësinë e profesionalizmit dhe korrektësisë në shërbimin publik, vlera që znj. Miruku i ka mishëruar gjatë gjithë karrierës së saj. Prej vitit 2006 ajo ka shërbyer në këshillin e qarkut Shkodër si përgjegjëse finance, ndërsa më herët ka qënë pjesë e institucioneve të ndryshme publike si: Dega e Thesarit, monumentet e kulturës, ndërmarrja gjeologjike etj.






