Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Elbasan pasi u kapën duke transportuar 33.5 kg kanabis, pjesë armezjarri në makinë.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Presentation” u arrestuan:
-S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta 2 shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare,” njoftoi policia.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.