Ballina Sport Kupa e Shqipërisë /Vllaznia dorëzohet në “Loro Boriçi”, Dinamo në finale

Kupa e Shqipërisë /Vllaznia dorëzohet në “Loro Boriçi”, Dinamo në finale

Vllaznia dorëzohet në “Loro Boriçi”, Dinamo siguron biletën për finalen e Kupës së Shqipërisë ku e pret Egnatia.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, Blutë e kryeqytetit arritën një fitore 1-0 përballë kuqebluve në gjysmëfinalen e kthimit, për të vazhduar më tej aventurën në këtë kompeticion.

Pas një pjese të parë pa gola, ndeshja u vendos në minutën e 76-të nga një gol i shënuar nga Bregu, i cili përfitoi nga një top i kthyer nga mbrojtja e tij për të bërë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme.

Përpjekjet e skuadrës shkodrane nuk munguan deri në fund, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Dinamo kalon në finale ku do të gjejë Egnatian, një përsëritje e finales së sezonit të kaluar, me blutë fitues në fuqi.

Finalja e këtij sezoni do të luhet në “Air Albania” më 13 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks