Ballina Aktualitet Pas dhunës në burg, kreu i burgjeve Adriatik Kupi vizitë në Reç...

Pas dhunës në burg, kreu i burgjeve Adriatik Kupi vizitë në Reç dhe kërkon masa të forta sigurie

 

Pas ngjarjes së disa ditëve më parë, ku dy të paraburgosur goditën një punonjës të policisë së burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka zhvilluar një vizitë pune në IEVP Reç, në Malësi e Madhe.

Gjatë vizitës, Kupi u njoh nga afër me stafin e institucionit dhe situatën e sigurisë brenda tij. Në fokus të takimit ishte analizimi i organizimit të punës dhe funksionimit të përditshëm të institucionit pas incidentit të fundit.

Drejtori i Përgjithshëm dha udhëzime të qarta për rritjen e standardeve të sigurisë, forcimin e disiplinës dhe përmirësimin e performancës në çdo sektor. Ai theksoi nevojën për përgjegjshmëri maksimale në detyrë dhe bashkëpunim më të ngushtë mes stafit, me synim garantimin e një funksionimi sa më efikas dhe të sigurt të institucionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks