Ballina Aktualitet “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, mbi 3 mijë vizitor në 3 muaj

“Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, mbi 3 mijë vizitor në 3 muaj

Gjatë tre muajve të verës, “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër ka pritur më shumë se 3 mijë vizitorë. Drejtori Pjerin Mirdita tha se vizitorët e muzeut kanë qenë nga disa vende të ndryshme.

Gjatë vjeshtës, pjesa më e madhe e vizitorëve janë nxënës të shkollave nga I gjithë vendi, të cilët I drejtohen muzeut për t’u njohur nga afër me periudhën e komunizmit.

Vendi i dëshmisë dhe Kujtesës vazhdimisht pasurohet me objekte apo dokumente nga vetë ish të burgosurit politik që janë torturuar aty, duke bërë që interesi I vizitorëve për të njohur nga afër historitë e ish të persekuturave të rritet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks