Ballina Kronike Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje! Shkak i...

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje! Shkak i konfliktit dyshohet se është bërë një vajzë!

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” , në Lezhë. Sipas burimeve në vendngjarje, të rinjtë, pasi janë konfliktuar verbalisht, janë përfshirë edhe në dhunë fizike me njëri-tjetrin. Shkaku, sipas të njëjtave burime, dyshohet të jetë një konflikt për motive banale, konkretisht për ngacmimin e një vajze.

Policia është vënë në ndjekje të të rinjve dhe po punon për kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë konflikt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks