Ballina Kronike Aksident me 2 të plagosur në Lezhë, shoferi i çiklomotorit dhe gruaja...

Aksident me 2 të plagosur në Lezhë, shoferi i çiklomotorit dhe gruaja shtatzënë transportohen me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Balldren–Torovicë, në Lezhë.

Një çiklomotor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë në një mur rrethues të një objekti. Si pasojë e aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Balldre-Torovicë në Lezhë, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja shtatzënë.

Të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks