Ballina Aktualitet Drejtuesi i departamentit “Brain Gain”, Ted Kopliku kritika për projektet në Bashkinë...

Drejtuesi i departamentit “Brain Gain”, Ted Kopliku kritika për projektet në Bashkinë Shkodër: Premtime pa afate dhe punime të vonuara!

Screenshot

Drejtuesi i departamentit “Brain Gain”, Ted Kopliku ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke kritikuar mënyrën se si po zbatohen projektet publike në Shkodër. Sipas tij qytetarëve u jepen premtime pa afate konkrete për përfundimin e punimeve. Sipas Koplikut, projekte si ai i Shirokës vazhdojnë të zvarriten, ndërsa qytetarët përballen me cilësi të dobët punimesh, mungesë transparence dhe rritje të taksave vendore.

Statusi i plotë:

Fontana di Trevi para disa vitesh ishte në rikonstruksion dhe për turistët kishte një tabelë që shkruante : “ju kerkojmë ndjesë për sot, fontana hapet nesër”.

Shumica e turistëve nuk kthehej të nesërmen sepse kishin planifikuar diçka tjetër në Romë (që nuk mjafton muaji për ta vizituar), kështu largohej me ndjenjën e mungesës së fatit, por pa e transmetuar lajmin që Fontana di Trevi ishte mbyllur, paçka se ajo tabelë qëndroi për shumë kohë me premtimin që veç një ditë kish mbetur.

Këtë tabelë më kujtojnë tabelat e Partisë, pa datë fillimi e pa datë mbarimi (siç e kërkon ligji), por veç me kohëzgjatje që qytetari të mos arrijë ta llogarisë vonesën apo vjedhjen. Po ashtu, edhe projektet 3D, që ushqejnë prej një mandati publikun shkodran me lugën bosh.

Në foto tabela e projektit të Shirokës, që do duhej të mbaronte prej kohësh dhe gërmadhat rrugës. Të parët në shkatërrim, të fundit në ndërtim.

Projekte të vonuara, parqe rekreative në 3D, cilësi e dobët punimesh, propagandë orwelliane dhe të gjitha amnistohen me mesazhin dalë nga zyra e patronazhimit : “të paktën po punohet”.

Bashkia Shkodër ka rritur në mënyrë eksponenciale taksat vendore, ka çliruar fondet e bllokuara nga Partia për 10 vite, ka buxhetin më të madh (përdorimin më të vogël) e megjithatë cilësia e jetës në Shkodër nuk është përmirësuar.

Shkodra duhet të qeveriset nga vetë ajo.

Administratës së Jabanxhive tashmë i është shtuar edhe Ministri Turist, që shkodranët i bën të ndihen çdo ditë edhe më turistë në qytetin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks