Në ditën e dytë të edicionit të 4-të të Samitit të Diasporës, kryeministri Edi Rama veçoi roli kyç të shqiptarëve jashtë vendit në rindërtimin e të ardhmes së vendit dhe rrugën drejt procesit të integrimit. Rama tha se Shqipëria ka kaluar një transformim të thellë dhe tashmë ndodhet në ngjitjen e fundit drejt Bashkimit Evropian. Duke folur për zhvillimin e vendit Rama e krahasoi punën për Shqipërinë 2030 me një kantier ndërtimi, ku ka pluhur dhe shumë zhumë shurdhuese dhe për tu ndjerë të forë pëballë rrugës së thepisur ka nevojë për forcë dhe frymëzim.
Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve kudo në botë që të rilidhen jo vetëm emocionalisht, por edhe në mënyrë aktive me Shqipërinë, duke i ftuar të bëhen pjesë e projektit të madh kombëtar drejt integrimit europian. Ai theksoi se ky është një mision që shkon përtej çdo qeverie dhe lidhet me amanetin historik të kombit shqiptar për të qenë pjesë e pandarë e familjes europiane.
“Në mbyllje dua të them se sot nuk dola këtu për të bërë një fjalim e për të dhënë një mesazh po për të bërë ftesën e përsëritur që të vijojmë të rilidhemi jo vetëm emocionalisht por në mënyrë aktive. Për ta parë Shqipërinë si një vend që po bëhet një shtet europian dhe ka nevojë për të gjithë. Një ftesë për të qenë pjesë e një projekti të madh kombëtar, që është më i madh se cdo qeveri, i madh sa amanti I gjithë atyre nga Gjergj Kastrioti te Ismail Qemali e me radhë, një amanet që e kërkon Shqipërinë dhe kombin shqiptar në tryezën e përbashkët të asaj familje ku më në fund ne po bëhemi gati të jemi pjesë e pandarë. Cka do të thotë në fund të fundit të jemi pjesë e pandarë e një familje popujsh si popuj dhe kombesh si komb sepse një popull dhe një komb nuk është qeveria e tij por është është bartësi i të gjithë amaneteve që e cojnë atë përpara në emër të së ardhmes, por edhe duke mos e harruar borxhin nda atyre që i dhanë të shkuarës atë kuptim për të cilin ne sot të gjithë ndjehemi krenar që themi jemi shqiptar. Rroftë Shqipëria, rroftë Kosova, rrofshin shqiptarët kudo ku janë”, tha Rama.
Kryeministri i tha diasporës, se siç u kishte premtuar, u përmbushi të drejtën e votës.
Kryeministri Edi Rama në samitin e diasporës u ndal edhe te paragjykimet me të cilat përballeshin shqiptarët për emrin e vendit tonë. Por, sot Rama tha se imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar, dhe nga një vend që nuk dihej se ku binte në hartë, në një vend që përmendet me kuriozitet dhe dëshirë. Shefi i qeverisë tha se kur e nisën rrugëtimin 13 vite më parë, e gjetën Shqipërinë me 2 mln turistë, ku edhe paaardhësi i tij (Sali Berisha), numëronte edhe veten si turist. Por, Rama tha se sot ky realitet ka ndryshuar, me 12 mln turistë që kanë vizituar vendin tonë dhe 1.6 miliardë euro investime të huaja në vit. Për kryeministrin, Shqipëria nuk është më një vend që përballet me përbuzje dhe paragjykime, por një emër që flet vetë në të gjitha gjuhët e botës.“Atëherë shumë prej jush ishit shqiptarë që shpesh duhet të përballeshit me paragjykime për emrin e vendit, sot jemi kryelartë kudo dhe kurdo emri i vendit tonë thirret në vëmendje sepse emri i Shqipërisë ka kaluar një transformim të thellë. Nga një sinonim i së keqes, Shqipëria është sinonim i detit, diellit, natyrës dhe mikpritjes së njerëzve. Nga një vend që përmendej me dyshim dhe përbuzje, Shqipëria sot është një vend që përmendet në rastin më të mirë me kuriozitet dhe në rastin edhe më të mirë me dëshirë. Nga një emër që shpesh duhej shpjeguar se ku binte në hartën e botës, sot Shqipëria është një emër që flet vetë në të gjitha gjuhët e botës.Sot Shqipëria është shumë më ndryshe nga atëherë kur ne u mblodhëm në samitin e parë të diasporës. E nisëm rrugëtimin tonë me të ardhura për frymë më pak se 3 mijë euro në vit dhe sot jemi mbi 11 mijë euro në vit, synimi ynë është që në vitin 2030 të jemi mbi 15 mijë euro në vit.E nisëm rrugëtimin tonë me 2 milionë e ca turistë, ku edhe paraardhësi im e numëronte veten si turist sa herë kthehej nga udhëtimet e punës dhe çdo shqiptar kur kthehej në shtëpi numërohej si turist. Në atë kohë Shqipëria kishte 300 milionë euro investime të huaja, sot Shqipëria ka 12 milionë turistë dhe kaloi 1.6 miliardë euro investime të huaja në vit.Atëherë askush prej jush, kur dilnit nga kufijtë e Shqipërisë apo kur kërkonit një shërbim, nuk mund ta merrnit dot veçse duke pritur pushimet për t’u kthyer në shtëpi dhe në vend që të pushonit në të gjitha ditët, ta kalonit një ditë të tërë në radhë për të marrë një shërbim. Sot ju i merrni 95% të shërbimeve falë shtetësisë suaj dhe një klik në smartphone-in tuaj”, tha Rama.






