Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në sheshin “Prek Cali”, një motomjet i paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. Gjika, 47 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi A. Gjika, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.






