Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.
Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.
Qëllimi i tyre është:
• përvetësimi i të dhënave personale;
• vjedhja e të dhënave bankare;
• aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.
⚠️ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
❗ Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;
• Mos jepni të dhëna personale apo bankare;
• Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.
✅ Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
• Fshini menjëherë mesazhe të tilla;
• Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;
• Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.
📩 Email: [email protected]
📞 Tel: +355 69 415 5552
🌐 www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik�
🔒 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve.






