Ballina Kronike Shkaktoi aksident me 3 të plagosur, arrestohet shoferi 51-vjeçar nga Kosova

Shkaktoi aksident me 3 të plagosur, arrestohet shoferi 51-vjeçar nga Kosova

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin kosovar H. H., 51 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Kryebushat–Mjedë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, i ka ndërprerë rrugën automjetit me drejtues shtetasin E. P., 75 vjeç, banues në fshatin Juban. Si pasojë, janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit E. P., së bashku me bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. P., dhe mbesa e tij e mitur, të cilat ishin pasagjere në automjet, pasi kanë marrë mjekim, ndodhen në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Sh., 24 vjeç, banues në Dibër, pasi dje në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. (M.) B., 25 vjeçe, banuese në fshatin Oblikë. Si pasojë, është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. Sh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin D. T., 40 vjeç, pasi ka kërcënuar me fjalë dhe ka ofenduar pranë banesës bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 38 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. P., 49 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për njoftim fakti, pasi dje është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi A. D., 48 vjeç, i cili ka konsumuar mbi dozën e caktuar të medikamenteve që trajtohej për depresion dhe i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

-Më datë 05.04.2026, në fshatin Barcollë, Vau i Dejës, dyshohet se për shkak të linjës elektrike të vjetër dhe të amortizuar të fshatit, ka rënë zjarr në një zonë mali të shpyllëzuar, ku janë djegur barishte, shkurre dhe ferra.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks