Ballina Aktualitet Pashka Katolike, mesazhi i Papa Leone XIV: Koha që të rrokullisim gurin...

Pashka Katolike, mesazhi i Papa Leone XIV: Koha që të rrokullisim gurin e varrit e të hyjë drita, të mos lejojmë veten të paralizohemi nga e keqja

Bota e shkatërruar nga luftërat dhe padrejtësitë ishte në qendër të fjalës së Papa Leones të XIV në meshën e shenjtë në Vatikan me rastin e pashkëve.
Kreu i katolikëve në të gjithë botën bëri thirrje që “të mos lejojmë veten të paralizohemi” nga e keqja.
Duke marrë në analogji Krishtin i cili hoqi gurin nga varri i tij për t’i sjellë botës shpëtimin, Papa tha se luftërat në botë përfaqësojnë atë gur i cili duhet hequr në ditët tona.Sipas Atit të Shenjtë Leoni XIV, ashtu si guri i varrit të Krishtit u rrokullis për të lënë dritën të hyjë, edhe sot botës i duhet forca e të Ngjallurit për të thyer “Varret e luftërave që shkatërrojnë jetë dhe të ardhmen e popujve; Varret e egoizmit që mbyllin kufijtë dhe zemrat ndaj atyre që kanë nevojë dhe varret e indiferencës na bëjnë të shurdhër ndaj britmës së të varfërve”.

Mesditën e sotme Papa do të mbajë “Urbi et Orbi”, ku do t’i drejtohet gjithë botës me mesazhin e tij të Pashkëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks