Ballina Aktualitet Shorti në GJKKO, caktohen gjyqtarët për dosjen ndaj Benet Becit

Shorti në GJKKO, caktohen gjyqtarët për dosjen ndaj Benet Becit

Shorti elektronik në GJKKO.ka caktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Relatore e çështjes është Elsa Ulliri, ndërsa në përbërje të trupës janë edhe gjyqtarët Besmir Stroka dhe Irena Gjoka. Në këtë dosje, bashkë me Becin janë marrë të pandehur edhe 6 bashkëpunëtorë të tij.

E njëjta treshe gjyqtarësh do të vendosë edhe për kërkesën e të pandehurve për t’u gjykuar me gjykim të shkurtuar, kërkesë e paraqitur në seancën e fundit në GJKKO.

Sipas SPAK, Beci akuzohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë 96.5 milionë lekë.

Hetimi ka nisur pas referimit të akteve nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), pas sekuestrimit të celularëve në banesën e Evis Berberit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks