Ballina Aktualitet Mijëra banorë pa drita në Shkodër, ja zonat dhe orari i ndërprerjes...

Mijëra banorë pa drita në Shkodër, ja zonat dhe orari i ndërprerjes të hënën e 30 Marsit

Operatori i sistemit të shpërndarjes njofton të gjithë konsumatorët në qarkun e Shkodrës se më 30 mars 2026, nga ora 08:00 deri në 16:00, do të kryhet një remont i planifikuar në rrjetin energjetik.

Gjatë këtij intervali kohor do të bëhet stakimi dhe tokëzimi i Autotransformatorit 90 MVA dhe Transformatorit të Fuqisë 20 MVA në Nënstacionin Koplik 220 kV (Bogiq). Për pasojë, një numër i konsiderueshëm nënstacionesh dhe zonash do të mbeten përkohësisht pa furnizim me energji elektrike.

📌 Njoftim për konsumatorët Shkodër

Në kuadër të një remonti të planifikuar, ju njoftojmë se në datë 30 mars 2026 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të stakohet dhe tokëzohet Autotrasformatori – 90MVA dhe Transformatori i Fuqisë 20MVA në Nënstacionin Koplik 220kV (Bogiq).
Si rrjedhojë, gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike Nënstacionet Shkodra 3, Vrakë, Dobraç, Koplik 35/6kV, Bajzë, Vukpalaj, Koplik 20kV, kabinat 35/0,4kV Petershan, Visi, Hot, Arseni, Beata, si dhe disa zona në rrethin Shkodër:

📍Lagjet Kiras, Fshatrat Lopcej, Dobrac, Ndërmarrja e Pularisë “Elvis”, Shtoi i Ri, Shtoi i Vjetër, Boriç, Bashkia Koplik, Qyteti Koplik, Policia, Bankat, Institucione Shtetërore, Nënprefektura, Shkrel, Fshatrat Goraj, Katun Kastrati, Gradiskije, Ktosh Demiraj, Grudë – Fushë, Gruemirë – Çesme, Burgu i Reçit, Kaldrun, Stërbeq, Jubicë, Flakë, Boric
Grill, Omaraj, Gruemirë, Linaj, Vorfë, Kullaj, Rrash, Rrapsh, Kelmend, Stacioni i Trenit, Dogana Hani i Hotit; Fshatrat Vukpalaj, Hot, Tamarë, Selcë, Vermosh, Vukel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks