Këtë të diel, 29 mars do të ndryshojë ora. Ora ndryshon nga 03:00 në 04:00. Akrepat do të lëvizin 60 minuta para.
Do të humbasim një orë gjumë në mëngjes dhe do të fitojmë një orë më shumë dritë pasdite. Ndryshimi i orës verore në të dielën e fundit të marsit, bëhet me qëllim që të shfrytëzohen sa më shumë orët e ditës me dritë.
Megjithatë për ndryshimin e orës verore, çdo vit ka pasur debate të vazhdueshme. Disa shtete mbështesin idenë për heqjen një herë e mirë të praktikës së ndryshimit të orës dhe mbajtjen e një orari të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit. Ka vende si Kina, Kanadaja, Rusia, Argjentina, India, Afrika dhe disa vende të tjera të cilat e kanë hequr këtë praktikë prej kohësh.
Por, në Europë dhe në Amerikën e Veriut ora verore vazhdon që të aplikohet. Gjithashtu ka pasur disa vende si Azia të cilat nuk e kanë aplikuar kurrë ndryshimin e orës.






