Gjatë muajit shkurt u regjistruan 97 aksidente rrugore në vend, nga të cilat 125 persona mbetën të aksidentuar, mes tyre të vrarë dhe të plagosur, duke shënuar rritje në raport me shkurtin 2025 ku ishin 88 përplasje me 122 të dëmtuar.
Sipas Institutit të Statistikave gjatë muajit të shkuar, 86,6 % e aksidenteve ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.
Sa i përket grupmoshave, më të përfshirë në aksidente rezultojnë personat 25–34 vjeç, të cilët përbëjnë 27,8 % të totalit të rasteve të regjistruara.
Aksidentet janë më të shpeshta në fundjavë. E shtuna mban peshën më të madhe me 21,6 % , ndërsa dita me numrin më të ulët të tyre është e marta, me 10,3 %.
Nga ana tjetër, intervali kohor më problematik rezulton ai i paradites, nga ora 08:00 deri në 12:00, ku është regjistruar 22,7 % e aksidenteve rrugore.






