Ballina Kronike Operacioni “Tranziti” në Shkodër: Arrestohet 27-vjeçari që transportonte emigrantë ilegalë drejt Malit...

Operacioni “Tranziti” në Shkodër: Arrestohet 27-vjeçari që transportonte emigrantë ilegalë drejt Malit të Zi

Screenshot

DVP Shkodër/Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Finalizohet operacioni i koduar “Tranziti”.

Vihet në pranga një 27-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës, për të kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme.

27-vjeçari u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

Procedohen penalisht 6 emigrantët nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen automjeti dhe celulari i 27-vjeçarit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Tranziti”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. S., 27 vjeç, banues në Karbunarë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: M. R., 44 vjeç, R. A., 31 vjeç, I. A., 29 vjeç, S. Ch., 30 vjeç, S. B., 20 vjeç dhe për një 16-vjeçar, nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e RSh-së.

Shtetasi A. K. u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar me automjet, këta 6 emigrantë, të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. K. ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 650 euro për person.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks