Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 20:25, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi H. C., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi H. C., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.






