Ballina Kronike Sherr mes të rinjve në Shkodër / Grushte jashtë shkollës pyjore “Kole...

Sherr mes të rinjve në Shkodër / Grushte jashtë shkollës pyjore “Kole Margjini”, ndërhyn policia dhe kryen disa shoqërime!

Një tjetër incident dhune është regjistruar në Shkodër, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë në dhe përreth institucioneve arsimore. Këtë herë, ngjarja ka ndodhur në mjediset e jashtme të shkollës pyjore “Kole Margjini”, raporton newspower.al.

Sipas informacioneve paraprake, një përplasje mes disa të rinjve ka degraduar në dhunë fizike, ku nuk kanë munguar goditjet me grushte. Konflikti ka shkaktuar panik tek nxënësit dhe kalimtarët e rastit që ndodheshin pranë zonës.

Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë Policia e Shtetit, e cila sic meson newspower.al ka bërë të mundur shpërndarjen e personave të përfshirë dhe shoqërimin e disa prej tyre në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë nisur për motive të çastit.

Autoritetet u bëjnë thirrje të rinjve të shmangin përfshirjen në akte dhune dhe apelon për më shumë kujdes dhe bashkëpunim nga ana e institucioneve arsimore dhe prindërve për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen./newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks